Amnistia dhe paqja fiskale/ Teliti: U hapet dera pastrimit ligjor të parave. Rrezik në ndërtim e turizëm (VIDEO)

Amnistia dhe paqja fiskale/ Teliti: U hapet dera pastrimit ligjor të parave. Rrezik në ndërtim e turizëm (VIDEO)

Eksperti i ekonomisë në PD Dorian Teliti tha në Mcn Live se amnistia dhe paqja fiskale hapin dyert për pastrimin e parave në formë ligjore, në sektorë si ndërtimi dhe turizmi. Teliti vuri në dukje se këto nisma penalizojnë bizneset e ndershme, dhe nuk ka kritere filtrimi dhe s’ka transparencë pasi nuk është bërë publike lista. 

 

“Është një buxhet ‘deja vu’ me të kaluarin, që nuk sjell zhvillim dhe nuk sjell mirëqenie. Pranohet vet nga qeveria në relacionin shoqërues. S’ma adreson farë varfërinë, emigracionin masiv, rininë, s’thotë asgjë të re për arsimin dhe shëndetësinë. Bujqësia, të fundit në rajon për subvencione, të fundit edhe vitin e ardhshëm. Ky lloj buxheti me këtë lloj strukture s’u jep përgjigje sfidave. Buxheti s’është objektivi, është instrument, objektivi është mirëqenia e qytetarëve. Në 5 produkte konsumi, 4 janë importi.

 

 Favorizohen grushti i importuesve. INSTAT-i e ka zyrtarizuar 3 vite në recesion. Euro është zhvlerësuar, duke vjedhur remitancat, ndërkohë që çmimet janë dyfishuar. Që ka nevojë ekonomia shqiptare për një amnisti ka nevojë, duke bërë një ‘reset’ duke hequr borxhe që s’i rekuperon dot më, duke e çliruar ekonominë nga disa shifra që rrinë atje kot. Por ajo që është paraqitur sot s’është kjo gjë.

 

Është një amnisti e 10 viteve të fundit. KLSH ka konstatuar që Tatimet dhe Doganat s’kanë ndërmarrë aktet e duhura për të rikuperuar borxhin. Mund të kesh biznese që kanë firma ndërtimi, pa futur ato që kanë marrë kontrata publike. A është kjo e ndershme ndaj atij të ndershmit?! Mirë që po fal të pandershmin, por do paguaj tre herë më pak se sa ty, dhe për më tepër s’do bëhet publik lista. Po fal ata që s’kanë qenë të ndershëm.

 

 Fakti që s’ke vendosur asnjë kriter filtrimi...S’është e drejtë. Të ndershmit i thotë bëhu i pandershëm. Kush na siguron që pas 3-4 viteve s’do jemi në të njëjtën situatë, që vjen amnistia e radhës?! Duhet të uleshin të gjitha palët dhe të bënin një draftim real të amnistisë fiskale, të dakordësuar me ndërkombëtare. Është edhe paqja fiskale që flet për të ardhmen. Deklaro 18 për qind më tepër dhe s’të vij në kontroll".

 

I pyetur nëse mund të injektohen paratë e krimit dhe drogës, Teliti tha se më i rrezikuar është sektori i ndërtimet. “Janë hapur dyer të mëdha te amnistia dhe paqja fiskale, në ndërtim, turizëm, ku mund të bësh pastrim parash në format ligjor, duke paguar në 5 për qindsh”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy