Shpërthim me lëndë plasëse në Elbasan, plagoset 26-vjeçari (VIDEO)

Shpërthim me lëndë plasëse në Elbasan, plagoset 26-vjeçari (VIDEO)

Elbasan- Një sasi me lëndë plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm rreth orës 02:30, në korridorin e katit të 4-t të një pallati në derën e hyrjes në pronësi të shtetasit B. B., 59 vjeç, në të cilën jetonin me qira dy gra.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

 

Ngjarja ndodhi në lagjen "Haxhias".

Nga shpërthimi është dëmtuar aksidentalisht një 26-vjeçar me iniciale E. Th i cili banon në hyrjen përballë.

Njoftimi: Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 02:30, në lagjen "Haxhias", në korridorin e katit të 4-t të një pallati në derën e hyrjes në pronësi të shtetasit B. B., 59 vjeç, në të cilën jetonin me qira dy shtetase ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse.   

Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Ndërkohë po nga shpërthimi është dëmtuar aksidentalisht nga dera e dhomës së tij shtetasi E. Th., rreth 26 vjeç, i cili banon në hyrjen përballë. 26-vjeçari momentalisht është jashtë rrezikut për jetën.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e rastit, identifikimin e kapjen e autorit/ve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy