Erdogan dhe Kilicdaroglu në balotazh për presidentin/ Brahaj: Sovrani turk tregoj për herë të parë që dëshiron ndryshimin (VIDEO)

Erdogan dhe Kilicdaroglu në balotazh për presidentin/ Brahaj: Sovrani turk tregoj për herë të parë që dëshiron ndryshimin (VIDEO)

Në zgjedhjet e së dielës për presidentin e Turqisë, raundi i parë i votimit përfundoi pa asnjë kandidat meqë asnjëri nuk kaloi pragun e kërkuar prej 50%,

Regep Erdogan, kandidati i përbashkët për Aleancën Popullore dhe konkurrenti i tij më i afërt Kemal Kilicdaroglu, kryetari kryesor i Partisë Popullore Republikane (CHP) të opozitës dhe kandidati i përbashkët për Aleancën Kombe prej gjashtë partish, do të përballen në raundin e dytë.

Lidhur me këtë gazetari shqiptar në Turqi, Sokol Brahaj, thotë se për herë të parë në këto zgjedhje, sovrani turk tregoj që dëshiron rotacionin dhe ndryshimin në vend.

Fushata procesi mbaroj dhe Ergodani si parti është forcë e parë, por populli turk, sovrani turk ka treguar krejt hapur që tashmë Turqia do rotacion dhe do ndryshim.

Këto ishin kërkesat e popullit turk që kanë vendosur votën mbi 55 milion votues brenda dhe 1 milion e gjysmë jashtë vendit. Por hera e parë që Partia e Erdogan nuk arriti të marrë atë që ka marrë çdoherë dhe do të kemi balotazh me 28 maj.

Gazetari Brahaj, parashikon pritshmërinë e fitores së mundshme të opozitarit turk Kemal Kilicdaroglu.

Kjo tregon që tashmë vendi ka në opozitë turke, edhe pse është një aleancë shumë e gjëra nga të gjitha pjesët e shoqërisë turke, tashmë duket që ka tronditur partinë e Erdogan dhe që të mos arrinte të merrte 53%.

Tashmë po presim një pazarllëk turk se cili do të arriti Erdogan apo Kilicdaroglu, të arrij të zgjeroj koalicionin dhe aleancën e vet që të paktën deri në dy javë të bëj një fushatë tjetër.

Pritshmëritë janë që Sinan Ogan i Aleancës ATA  të kalojnë më opozitën me Kemal Kilicdaroglu dhe kjo matematikisht do të kaloj që të marrë fitoren Kilicdaroglu.

Edhe pse është pak herët për të folur sepse edhe Erdogan dihet se është aktor i fortë dhe strategjik në zgjedhje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy