
Xhejda Backa dhe Abian Kasa janë dy të mitur nga qyteti i Elbasanit, të cilët kanë agjëruar gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Myftiu i Elbasanit thotë se interesi i fëmijëve për të agjëruar është rritur, ndërsa këshillon që ta mbajnë me një orar më të reduktuar sesa të rriturit.



