
Eksperti rrugor Artur Sulçe foli në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi aksidentin e ndodhur dje pranë TEG-ut, ku mbetën të vdekur tre të rinj, dhe u plagosën tre të tjerë. Sulçe tha se këndi i goditjes së makinës ka qenë shumë më i lartë se 20 gradë, prandaj mjeti nuk është kthyer nga barriera mbrojtëse. Sulçe tha se përveç tejkalimit të shpejtësisë, besimit të tepëruar të drejtuesit të mjetit, edhe rruga në fjalë kishte nevojë për një interchange dhe jo rrethrrotullim, si dhe duhet të vendoseshin disa policë të shtrirë.
Kur një drejtues mjeti humbet drejtimin dhe përplaset me barrierën, detyra e barrierës është që ta kthej në rrugë, dhe këndi maksimal është 20 gradë. Për këtë shpejtësi që kishte mjeti, nëse do ishte 20 gradë, nuk do fluturonte por barriera do ta kthente. Këndi i goditjes ka qenë shumë më i madh se 20 gradë dhe barriera s’mund ta mbante. Para se të bëhej mbikalimi ka qenë vetëm rrethrrotullimi. Dhe ka ndodhur një aksident i ngjashëm me këtë të sotmin. Në këndvështrimin tim përveç sinjalistikës së vendosur, kishte nevojë për policë të shtrirë para se sa të vish duke ditur kulturën e ulët të drejtuesve të mjeteve. Sidomos moshat e reja, që kanë vetëbesim të tepëruar, e kanë të vështirë të dallojnë distancën e një pike të rrezikshme, janë të apasionuar pas shpejtësisë mosha 18-24, dhe kur jeni duke folur në telefon risku shtohet nga 18 për qind në 50 për qind. Në këndështrimin tim përveç tejkalimit të shpejtësisë, besimit të tepëruar të drejtuesit të mjetit, artifica rrugore s’është e plotë dhe profesionale në këndvështrimin tim teknik. Ka një rregull nëse kalojnë 35 mijë mjete në 24 orë duhet të kalojë nga rrethrrotullim në interchange. Të bëhet kjo matje!
Sulçe tha se në Shqipëri nuk ka rrugë për të pasur një shpejtësi pa limit.
Është bërë një draft që të bëhet klasifikimi i rrugëve në raport me shpejtësinë. Shpejtësia 110 do jetë në rrugë që klasifikohen autostrada ose korsi emergjence, do shkojnë 120-130. Vendi ynë s’ka rrugë për të pasur shpejtësi pa limit, sepse jashtë kanë shumë korsi dhe kanë elemente sigurie shumë të lartë. Sepse mund të gjeni edhe puseta në rrugët tona! Te rrethrrotullimi i TEG-ut, s’kemi zgjidhje projektuese të mirë që t’i shërbejë trafikut. Kishte nevojë për interchange. Në drejtimin nga ku lëvizte ‘Audi’ kishte nevojë për polica të shtrirë”.



