Kuvendi për tërmetin/ Ruçi: Veting lejeve të ndërtimit dhe licencimeve

Kuvendi për tërmetin/ Ruçi: Veting lejeve të ndërtimit dhe licencimeve

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi kërkoi sot nga qeveria se duhet të nisin punën për të riparë të gjitha ligjeve për bashkëjetesën me natyrën.

Ruçi me këtë rast veçoj bllokun e ligjeve për ndërtimet.

“Tërmeti i 26 nëntorit na kujtoi se kemi nevojë për një veting të thellë, për të verifikuar kualifikimet, aftësitë, agjencitë, procedurat, rregulloret, licencimet dhe lejet për të ndërtuar.

“Jo vetëm që ligjet nuk i kemi të përsosura, por edhe të tilla po të ishin, ato mund të kompromentohen e helmatisen nëse në këto instrumente e mekanizma mbizotërojnë abuzivizmi dhe korruptimi. Natyrisht, të verifikojmë sa përmenda më sipër, nuk është një punë e lehtë dhe kërkon vizion, kohë, energji e vullnet.

Natyrisht, ne nuk mund të ndalojmë dhe as ndryshojmë ligjësitë e natyrës.

Por mund të rrisim shkallën dhe kapacitetet mbrojtëse ndaj tyre. Mund t’i minimizojmë pasojat, në vend që t’i shumëfishojmë ato. Për ndryshe, një fatkeqësi natyrore si tërmeti, nuk mbetet vetëm natyrore.

Së fundi, dëshiroj tju informoj se unë si Kryetar i Kuvendit u kam shkruajtur të gjithë Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të BE-së, Presidentes së Dhomës së Përfaqësuesve dhe Presidentit të Senatit të Shteteve të Bashkuara, kryeparlamentarëve të vendeve fqinje, si edhe të gjitha vendeve tona partnere e mike, nga Kanadaja në Japoni, për t’i falenderuar për ndihmën bujare emergjente ndaj vendit tonë si edhe për të kërkuar mbështetje financiare për zgjidhjen e qëndrueshme e afatgjatë të problemit të strehimit dhe nevojave të tjera të banorëve të zonave të prekura nga tërmeti.

Jam i bindur se mbështetja e vendeve mike e partnere nuk do të na mungojë”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy