Mikrokreditë, Buxhuku: Problemi është tek legjislacioni në fuqi. Dyshohet për kapje shteti

Mikrokreditë, Buxhuku: Problemi është tek legjislacioni në fuqi. Dyshohet për kapje shteti

Kreu i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku tha në studion e MCN Economy se duhet shqyrtohet me kujdes legjislacioni në fuqi, nëpërmjet të cilit janë lënë hapësira dhe është abuzuar me skemën e mikrokredive.

Sipas Buxhukut, dyshohet për kapje të shtetit dhe se zgjidhja e gjithë kësaj situate bëhet me ligj.

 

Drupal Ad

Cili është legjislacioni që kanë punuar këto operatorë, qoftë shoqëritë e mikrokredive, qoftë përmbaruesit dhe qoftë bankat. Situata është e turbullt dhe janë munduar të manovrojnë me ato hapësira të ligjit me të cilat mund të spekulonin. Problemin kryesor e shoh te legjislacioni në fuqi. U tha se bankat kanë vepruar dhe bllokuar llogaritë në kundërshtim me ligjin. Nuk e di cili është neni në të cilin bankat me urdhër të përmbaruesit kishin të drejtë të bllokonin ose jo llogaritë.

Nëse bankat kanë shkelur ligin e supozuar, bankat mbajnë përgjegjësi financiare. Ato janë të detyruara që të dëmshpërblejnë. 

Kush e ka bërë ligjin të tillë që të ketë hapësira ligjore që operatorët që punojnë në këtë fushë kaq të ndjeshme të veprojnë sipas interesit të tyre. Futet Banka e Shqipërisë, futet Ministria e Drejtësisë dhe qeveria shqiptare.

Dyshohet për kapje shteti dhe kapja bëhet me ligj me veprim, apo me mosveprim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy