Gruaja e akuzuar për blasfemi, ndalohet të largohet nga Pakistani, avokati i saj fluturon drejt Europës pas kërcënimeve me vdekje

Gruaja e akuzuar për blasfemi, ndalohet të largohet nga Pakistani, avokati i saj fluturon drejt Europës pas kërcënimeve me vdekje

Avokati që përfaqëson një grua të krishterë e cila u lirua nga nga akuzat për blasfemi pas tetë vjetësh, u largua nga Pakistani nga frika e kërcënimeve për jetën e tij.

Saif Mulook i tha agjencisë së lajmeve AFP se duhej të largohej në mënyrë që ai të vazhdonte të përfaqësonte Azinë Bibi, dënimi për të cilit u përmbys nga gjyqtarët të mërkurën.

Ndërsa për gruan e krishterë e akuzuar për blasfemi apo ofendim ndaj Zotit dhe fesë është ndaluar që të dalë nga Pakistani, në pritje të gjykimit për shfajësimin e saj.

Ndalesa është pjesë e marrëveshjes në mes qeverisë dhe partisë strikte në mes të protestave kombëtare që trazuan vendin për disa ditë me radhë.

Protestat përfunduan pas marrëveshjes me qeverinë për të rishikuar shfajësimin e 54-vjecares Asia Bibi.

Gjykata Supreme e Pakistanit, më 31 tetor riktheu gjykimin për blasfemi ndaj Bibit, një grua katolike që kaloi 8 vite në prag të vdekjes.

Nxitësit e fushatës e sulmuan marrëveshjen si të afërt me nënshkrimin e "urdhërit të vdekjes" së saj.

Ministri i Marrëdhënieve Fetare, Noorul Haq Qadri, tha se Bibi do të ndalohet të lëshojë vendin deri sa Gjykata Supreme të rishikojë verdiktin.

Gjykata kishte deklaruar se nuk ka prova të mjaftueshme se ajo ka bërë blasfemi, një akt që dënohet me vdekje në Pakistan.

Vendimi i gjykatës kishte tërbuar myslimanët nëpër botë.

Asnjë ekzekutim juridik për blasfemi nuk ka ndodhur ende në Pakistan, por 20 nga personat e akuzuar ishin vrarë.

Azia Bibi u dënua në vitin 2010 për fyerjen e Profetit Muhammed dhe shumë po bëjnë thirrje për rivendosjen e dënimit me vdekje pas lirimit të saj.

Mulook i tha BBC më parë se do të duhet të shkojë në një vend perëndimor për sigurinë e vet. Një numër përpjekjesh janë bërë më parë në jetën e tij.

Disa vende kanë ofruar azilin por pritet edhe vendimi përfundimtar i gjyqit.

Ministri i Informacionit pakistanez, Fawad Chaudhry, mbrojti qeverinë kundër akuzave dhe tha se qeveria do të "ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm" për të siguruar sigurinë e Azisë Bibi.

Mulook, megjithatë, e quajti marrëveshjen "të dhimbshme".

"Ata as që mund të zbatojnë një urdhër të gjykatës më të lartë të vendit," i tha ai AFP para se të hipte në aeroplan në Evropë.

Mulook tha se kishte vendosur të largohej pasi nuk ishte "e mundur" të vazhdonte të jetonte në Pakistan, duke shtuar: "Unë kam nevojë për të qëndruar gjallë ndërsa ende duhet të luftoj për betejën ligjore për Azinë Bibi".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy