Një episod i pazakontë ka ndodhur gjatë raportimit të uraganit Ian në Florida.
Një reportere terreni ka përdorur një prezervativ për të mbrojtur mikrofonin e saj, mes kaosit që shkaktoi stuhia. Bëhet fjalë për gazetaren Kyla Galer të NBC2, e cila po raportonte në një lidhje të drejtpërdrejt mbi uraganin Ian. Në një postim në Instagram ajo shkruajti: “Njerëz të shumtë po pyesin se çfarë ka mbi mikrofonin tim," tha ajo.
“Është ajo që ju mendoni. Është një prezervativ. Ndihmon në mbrojtjen e pajisjes. Ju nuk mund t'i lagni mikrofonat. Ka shumë erë dhe shumë shi, kështu që ne duhet të bëjmë atë që duhet, që është vendosja e një prezervativi në mikrofon", shton gazetarja.
Kolegu i Galerit, Jeff Butera i ABC7, më pas ndau fotografinë e mikrofonit në rrjetet sociale.



