I ekzekutoi të bijën, prindërit e Sabrina Bengaj akuzojnë Gjykatën për lënien e lirë të Elton Metaj (VIDEO)

I ekzekutoi të bijën, prindërit e Sabrina Bengaj akuzojnë Gjykatën për lënien e lirë të Elton Metaj (VIDEO)

Prindërit e Sabrina Bengaj, 23-vjeçares që u vra nga bashkëshorti mbrëmjen e të premtes në fshatin Zhupan, akuzojnë Prokurorinë dhe Gjykatën për lënien të lirë të autorit të vrasjes.

Ata tregojnë se autori ka hyrë në shtëpi dhe i ka drejtuar armën kunatës së viktimës. Por, ish-bashkëshortja ka ndërhyrë dhe I ka thënë se nuk ka punë me asnjë pjesëtarë tjetër të familjes dhe e ka ftuar të bisedojnë.

Ndërkohë pas kësaj, autori Elton Metaj e ka qëlluar me armë nga mbrapa.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi mbrëmjen e të premtes në fshatin Zhupan, Fier.

Ish-bashkëshortja e tij, Sabrina Bengaj ishte e pajisur me urdhër-mbrojtje të cilën e kishte marrë më 14.10.2020-14.10.2021. Pasi një vit më parë në gjendje depresive Elton Metaj kishte marrë peng ish-gruan dhe prindërit e saj, ndërsa nuk pranonte kërkesën e divorcit. Ndërkohë Eltoni kishte vetëm dy muaj që ishte liruar nga qelia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy