Shtëpia mbetet vendi më i rrezikshëm për gratë.
Ky është përfundimi i një vëzhgimi alarmant i bërë nga Zyra e Kombeve të Bashkuara në Vjenë për Drogën dhe Krimin (UNODC) dhe organizata e Nju Jorkut UN Ëomen, i publikuar të hënën, më 25 nëntor.
Në vitin 2023, të paktën 85,000 gra dhe vajza janë vrarë qëllimisht në mbarë botën, 60% e tyre nga bashkëshorti ose anëtarët e tjerë të familjes.
Sipas llogarive i bie 140 gra në ditë, ose një grua çdo 10 minuta.
Sipas organizatës, fenomeni kalon kufijtë, prek të gjitha kategoritë sociale dhe grupmoshat.
Karaibet, Amerika Qendrore dhe Afrika janë rajonet më të prekura.
Më së shpeshti përfshihen anëtarët e familjes, ndërsa në kontinentin amerikan dhe në Evropë, femicidet kryhen kryesisht nga partneri.



