Basha: Spahiun e goditën provokatorët e Ramës

Basha: Spahiun e goditën provokatorët e Ramës

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, akuzoi kryeministrin Rama në lidhje me incidentin e mbrëmshëm në protestë, ku u godit kreu i AK, Kreshnik Spahiu.

Basha tha se se ishin provokatorët e Ramës ata që goditën Spahiun.

“Dje provokatorët e Edi Ramës goditën në tendë kreun e AK-së, Kreshnik Spahiu. E bënë me pabesi si e kanë zakon. Provokatori mori atë që meritonte këtu në këtë çadër, përshëndes ata të cilët nuk lejuan që provokatori të largohej pa iu prekur qimja e flokut. Përsëris thirrjen: Të shmangin provikimet, mos provokoni popullin përndryshe pasojat e plota të kundërpërgjigjes së fuqishme do jenë mbi ju, urdhëruesit e provokimeve. Mos provokoni popullin. Provokatorët po ashtu dje, të PS, u munduan të sabotojnë aktin fisnik dhe sublime të grevistëve të Zharrzës”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy