19 persona kanë humbur jetë pasi një aeroplan transporti i ushtrisë sudaneze u rrëzua në një lagje të populluar pranë Khartoum mbrëmë.
Shifrat i ka bërë të ditura Ministria e Shëndetësisë e vendit.
"Ne po punojmë për të gjetur më shumë viktima nën rrënoja", tha ministria në një deklaratë, duke shtuar se shërbimet e urgjencës kishin transportuar civilë të plagosur, përfshirë dy fëmijë, në një spital aty pranë.



