
Janë 90 familje të një pallati në zonën e ish-Kinostudios, të cilët pretendojnë se pallati i tyre i klasifikuar fillimisht i kategorisë DS.3 për dëmet e shkaktuara nga tërmeti, është ndryshuar në kategorinë DS.5 me një akt të ri ekspertimi, që parashikon shembjen për shkak të vlerësimit si të pabanueshëm..
Banorët pretendojnë se është falsifikuar firma e ish-kreut të Institutit të Ndërtimit, Agron Hysnelliu dhe për këtë arsye kërkojnë drejtësi.
Njëri nga banorët deklaroi për emisionin “Fol” në MCN TV, se kanë 32 vjet që jetojnë në këtë pallat, i cili është ndërtuar në vitin 1990.
Pallatin e ka bërë ndërmarrja me mjeshtra, me inxhinierë. Nga tërmeti nuk na është thyer një gotë në shtëpi. Çdo gjë në shtëpi është për bukuri.
Instituti i Ndërtimit, e nxori fillimisht DS.3, por më pas bashkia e nxori DS.5.
U regjistruam në bashki, bashkia e pranoi se është DS.3 kur vajtëm të merrnim dëmshpërblimin, na thanë se është bërë DS.5 dhe nuk e merrni.
Ne kemi firmosur vetëm njëherë për DS.3, paratë nuk na i dhanë, na i anuluan se e kaluan DS.5.
Nuk dimë gjë fare. Vetëm Agron Hysenlliu na erdhi, më nuk ka ardhur njeri.
Një tjetër banore deklaroi se nuk ka pësuar asnjë lloj dëmtimi nga tërmeti dhe se ka 24 vite që jeton në pallat, pasi ka 24 vite që jeton në pallat, ndërsa hyrjen e ka blerë i shoqi që është ndarë nga jeta.
Është hera e tretë që bashkia më s’kualifikon, do të më nxjerrë, nuk dua të dalë nga shtëpia.
Më thonë se ti nuk ke qenë banore kur ka rënë tërmeti, nëse këta kanë një shans ku të ikin, unë jo. Bashkia do të më nxjerrë jashtë.
Kam pranuar të kem një shtëpi tjetër, kam firmosur atëherë. I bëra dokumentet, pagova gati 5 milionë lekë, bëra dhe ankimimin në bashki të madhe, përgjigja më dhanë ishte: drejtohu gjyqit.
Ku do shkoj unë me dy fëmijë jetimë që kam. Nuk di se si do të më nxjerrë shteti fishek fare.
Tani më thonë drejtoju gjykatës. Me zor po rris fëmijët, jo më të paguaj gjyqet.



