Bisedimet për Ukrainën zhvendosen në Mynih/ Zelensky dhe Vance takohen në Konferencën e Sigurisë

Bisedimet për Ukrainën zhvendosen në Mynih/ Zelensky dhe Vance takohen në Konferencën e Sigurisë

Pas bisedës telefonike midis Trump dhe Putin për dhënien fund të luftës në Ukrainë dhe reagimeve të shumta ndër radhët e përfaqësuesve evropianë dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg këtë të premte do të takohen në Konferencën e Sigurisë në Mynih presidenti Volodymyr Zelensky dhe zv/presidenti i Shteteve të Bashkuara  JD Vance.

Përpara takimit Vance paralajmëroi se nëse Moska nuk bie dakord për një marrëveshje paqeje mund të përballet me një sërë sanksionesh ekonomike dhe ushtarake. Ndërsa presidenti Zelensky bëri të qartë edhe njëherë se nuk mund të ketë asnjë marrëveshje pa Ukrainën dhe NATO-n. Edhe kreu i shtetit francez Emmanuel Macron tha se vetëm presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mund të negociojë në emër te vendit te tij.

“Pyetja e vetme në këtë fazë është nëse presidenti Putin është vërtet, i gatshëm të dakordësohet për një armëpushim. Pas kësaj, u takon ukrainasve të negociojnë me Rusinë” , tha Macron.

Përveç çështjes së Ukrainës Macron po ashtu komentoi edhe kthimin e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë.  Ai e cilësoi si një elektroshok që po tenton të mësojë shumë vende përfshirë edhe Bashkimin Evropian se si të sigurojnë të ardhmen e tyre.

Teksa lufta në Ukraine është kthyer në kryefjalën e bisedimeve dhe takimeve të ditëve të fundit dy shtetet e përfshira në konflikt nuk kursyen akuzat ndaj njeri-tjetrit për një sërë sulmesh. Autoritetet ukrainase raportuan për një sulm me rreth 133 dronë rusë gjatë natës ku vetëm 73 prej tyre u rrezuan.

Ndërsa Rusia nga ana tjetër raportoi për viktima dhe dhjetëra shtëpi e automjete të shkatërruara në rajonin e Belgorodit si pasojë e sulmeve ukrainase. Ndërkohë akuzat midis Kievi dhe Moskës nuk kanë munguar as për sulmet pranë centraleve bërthamore të tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy