Ndoshta shmangëm tentativën e tretë për vrasjen e Donald Trump.
Chad Bianco, sherifi i policisë së kontesë Rivierside, e bëri një deklaratë të tillë në një konferencë për arrestimin e një personi të armatosur brenda perimetrit të tubimit elektoral të Trump në Coachella.
I shtyrë nga pyetjet e gazetarëve lidhur me orientimin e personit të ndalur në mitingun e Donald Trump në Coachella, Bianco tha se grupi ku ai bënte pjesë “është i ekstremit të djathtë”.
I dyshuari Vem Miller 49 vjeç, nga Las Vegas u prangos të shtunën mbrëma, ndërsa ishte anëtar i një grupi të quajtur “Qytetarë Sovran”, tha policia e qarkut Riverside, duke specifikuar se FBI dhe Shërbimi Sekret po bashkëpunojnë në hetim.
Personi që u arrestua prezantohet si gazetar, targa e automjetit të tij ishte false dhe mbante disa pasaporta.
I dyshuari u arrestua para se Trump të mbërrinte në vendin ku ishte parashikuar takimi elektoral.



