
Policia në Tiranë ka vijuar kontrollet në rrugë të ndryshme, ku ka vërejtur shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Sipas një njoftimi të policisë, shkruhet se janë ndëshkuar 179 shoferë në Tiranë.
"Në funksion të kontrolleve të lartpërmendura janë evidentuar dhe ndëshkuar, 179 drejtues mjetesh, nga të cilët:
45 për shkelje të sinjalizimit të semaforit
60 drejtues mjetesh për parakalim të gabuar
74 mjete për parkim të gabuar, kryesisht në trotuar dhe në vendkalim këmbësorësh.
Gjithashtu përgjatë verifikimeve janë arrestuar në kushtet e flagrancës 8 drejtues mjetesh nga të cilët, 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti të papajisur me leje drejtimi", bën me dije policia.
Rrugorët e kryeqytetit përgjatë 48 orëve të fundit janë orientuar në drejtim të verifikimit të shkeljeve që kanë të bëjnë me mosrespektimin e sinjalizimit rrugor të ndritshëm dhe atij vertikal, parakalimet e gabuara në afërsi të kryqëzimeve, si dhe parkimet e gabuara brenda komplekseve dhe blloqeve të banimit, të cilat janë një shqetësim i përditshëm për banorët.
Duke ju uruar një fundjavë të mbarë, Rrugore e Tiranës ju këshillon për më shumë kujdes dhe përgjegjshmëri gjatë përdorimit të mjetit.



