Policia italiane ka shkatëruar një grup që merrej me shpërndarjen e kokainës midis Ankonas dhe Senigallia.
Sipas raporteve të mediave të shtetit fqinj, mes pjesëtarëve të bandës, ishte një shqiptar me jo pak reputacion.
Lënda narkotike shitej kryesisht tek klubet e natës në këtë zonë. Operacioni i policisë italiane i koduar “Take Away” u zhvillua në nëntë kontrolle nëpër shtëpi për gjetjen e kokainës.
Hetimet kishin nisur rreth një vit më parë, ndërsa shqiptarët ishin ata që furnizonin bregdetin me kokainë.
Por pjesëtari më i rëndësishëm në grup ishte një kuzhinier italian, i cili punonte në disa klube të Rivierës, ndërsa krahu i djathtë i tij ishte një shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur.
Në sajë të posedimit të drogës dhe parave, ky i fundit është renditur si tregtari kryesor i drogës dhe krahu operativ i grupit.
Sipas mediave banda me shqiptarë dhe italianë konsiderohet ishte furnizuesi kryesor i kokainës në klubet për të rinj.



