Musai: Paketa e rezistencës sociale, një paketë turpi e Ramës, erdhi pas protestës së qytetarëve për rritjen e çmimeve (VIDEO)

Musai: Paketa e rezistencës sociale, një paketë turpi e Ramës, erdhi pas protestës së qytetarëve për rritjen e çmimeve (VIDEO)

Pas nisjes së protestave nga ana e qytetarëve përkitazi me rritjen çmimit të karburanteve dhe të konsumit të përditshëm, kryeministri Edi Rama paraqiti shtatë masat e “Paketës së Rezistencës Sociale” për përballimin e situatës së rritjes së çmimeve nga lufta në Ukrainë dhe kriza globale energjetike.

Lidhur me këtë, botuesi i gazetës “Telegraf”, Engjëll Musai, tha sot në studion e “MCN live”, se paketa erdhi prej presionit të qytetarëve, të cilët, sipas tij, i përçuan frikën e rrëzimit nga karrigia  e kryeministrit.

Protestat janë për të mirën e demokracisë, pikërisht edhe paketa erdhi thjesht prej presionit të qytetarëve, por edhe nga frika e rrëzimit të karriges, dhe lënies së karriges. Ai mendon e di të mbajë karrigen e tij, sepse ai e di mirë që kur bëhen protestat, ai ka frikë.

Paketa është e turpshme, sepse të pretendosh se s’do ti japësh pensionistëve 4 mijë l të pensionit, i bit ë jetë e pamoralshme. Në luftë ishim në kohë covidi, sot shtetet tjera janë në luftë reale. Kjo paketë është për të mbuluar deri diku rritjen e çmimeve nuk është paketë që ul çmimet e naft3ës, ajo paketë ishte paraparë që në krizën e covidit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy