Rikthehet Jack Ma i "Alibaba-s", thyen heshtjen pas tre muajsh

Rikthehet Jack Ma i "Alibaba-s", thyen heshtjen pas tre muajsh

Rikthehet Jack Ma. I zhdukur prej tre muajsh, themeluesi dhe CEO i Alibaba-s u rishfaq nëpërmjet një video 50 sekondshe dedikuar ish-kolegëve të tij mësues.

Kjo video u shfaq për herë të parë në një event zhvilluar për mësuesit e shkollave në zonat rurale e cila ishte mbështetur dhe financuar nga disa miliarderë.

Jack Ma, bëri daljen e parë publike që pas 24 tetorit pasi paditi autoritetet financiare kineze, duke i akuzuar se kishin futur në bankat e shtetit një “mentalitet operacional  në bankat e argjendit” i cili mbyt zhvillimin e ndërmarrjeve private.

Pas këtyre akuzave grupi i Jack Ma u vu në vëzhgim nga autoritetet rregullatore, duke u përfolur më pas  se kompanitë e tij ishin penalizuar dhe zvogëluar nga qeveria kineze.

Në këtë video 50 sekondshe, Presidenti ekzekutiv i Alibaba-s, i’u drejtohet mësuesëve duke thënë se ka punuar dhe studiuar për kolegët e tij, duke dalë në përfundimin se industrialistët kinezë duhet ti shërbejnë vizionit të “ringjalljes së zonave rurale dhe prosperitetetit të përbashkët”.

Jack Ma është një ish-mësues i gjuhës angleze i cili u kthye në një nga sipërmarrësit më të fuqishëm në të gjithë botën. Kjo ndoshta justifikon mesazhin dhe mbështetjen e tij ndaj mësuesëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy