Një simulim i frikshëm i 3 muajve më parë: Koronavirusi vrau 65 milionë njerëz

Një simulim i frikshëm i 3 muajve më parë: Koronavirusi vrau 65 milionë njerëz

Në tetor të vitit të kaluar, një grup prej 15 njerëzish biznesi, zyrtarë qeveritarë dhe ekspertë të shëndetësisë u mblodhën rreth një tryeze në Nju Jork për të planifikuar reagimin global në rast shpërthimi të një epidemie të koronavirusit.

Nëse e sheh tani duke pasur parasysh situatën e ditëve të fundit, ajo mund të konsiderohet stërvitje me ngjashmëri shqetësuese ndaj 2019-nCoV - virusi kinez që është përhapur me shpejtësi.

Tre orë e gjysmë më vonë, grupi në fjalë e mbaroi stërvitjen simuluese- dhe përkundër përpjekjeve të tyre më të mira, ata nuk mundën ta ndalonin koronavirusin hipotetik të vriste 65 milionë njerëz.

Koronavirus fiktiv ishte në qendër të simulimit që u quajt Ngjarja 201 - një bashkëpunim midis Qendrës Johns Hopkins për Sigurinë Shëndetësore, Forumit Ekonomik Botëror dhe Fondacionit Bill dhe Melinda Gates - u quajt CAPS, dhe nisi me derrat në Brazil përpara se të përhapej te fermerët, një ngjashmëri me situatën reale duke qenë se 2019-nCoV kaloi nga kafshët te njerëzit.

Në simulim, CAPS infektoi njerëz në të gjithë globin brenda gjashtë muajsh, dhe pas 18 muajsh, ajo kishte vrarë 65 milionë njerëz dhe kishte shkaktuar një krizë financiare globale.

“Lojtarët” në simulimin Ngjarja 201 përfshinin ekspertë shëndetësorë nga Kombet e Bashkuara dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, si dhe disa akademikë dhe përfaqësues nga kompani private. Me fjalë të tjera, ata ishin e njëjta kategori njerëzish që mund të planifikonin përgjigjen e botës ndaj një pandemie koronavirusi në jetën reale.

Kjo e bën shqetësues rezultatin e eksperimentit. Por sipas organizatorëve të Ngjarjes 201, qëllimi i simulimit nuk ishte të ngjallte frikë. Përkundrazi, ata shpresonin se ai do të shërbente si një përvojë mësimi, duke nënvizuar si ndikimin e mundshëm të një pandemie, ashtu edhe boshllëqet aktuale në gatishmërinë e botës për një të tillë.

Për këtë qëllim, pasi mbaroi simulimi, ata krijuan një listë me shtatë masa që liderët në sektorin publik dhe privat mund të ndërmarrin tani për t'u përgatitur për një skenar si Ngjarja 201.

Megjithatë, mbetet shqetësues implikimi se, nëse 2019-nCoV arrin nivelin pandemik, mund të jetë vonë për të parandaluar miliona vdekje të parashikuara nga Ngjarja 201. /Futurism / Përgatiti: Gazmira Sokoli /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy