
Silvio Mendes de Kampos Zhunior, i njohur dhe si Silvinjo, u prezantua sot si trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, nga presidenti i Federatës Shqiptare, Armand Duka.
Kjo do të jetë aventura e tretë për 48-vjeçarin në pankinën e një skuadre si trajner i parë, pas asaj të Lionit në 2019 dhe Korinthiasit në 2021-22.
Ish-tekniku brazilian, fillimisht falënderoj ish trajnerin e Kombetares Edi Reja për punën e deritanishme me ekipin dhe u zotua se do të çoj përpara punën në kombëtaren shqiptare.
Sipas tij, ishte Federata shqiptare ajo që e bindi për këtë projekt dhe se nuk do të zhgënjejë.
Para se gjithave doja tu falënderoj të gjithëve që jeni këtu. Jam i kënaqur edhe me stafin tim, doja ti thoja zoti Reja se puna e një trajneri është shumë e vështirë nuk është e lehtë, kemi shumë punë prapa skenave, duhet bërë zgjedhje, disa herë fiton, disa herë nuk fiton. Falënderoj Rejën për punën që ka bërë, për këtë futbollist, për zemrën, për pasionin, ne kemi shumë dëshirë që të punojmë dhe të sjellim rezultate shumë pozitive, që ta çojmë këtë kombëtare në vendin e duhur, pra për këtë arsye jemi këtu.
Për herë të parë që takova presidentin pashë këtë dhe mendoj se edhe ai pa tek ne urim dhe dëshirën për të sjelle rezultate pozitive, për ti dhënë këtij projekti vazhdimësinë. Federata shqiptare më bindi që të merrja përsipër këtë punë, dhe besoj se do të bëjmë një punë shumë të mirë.
Ish-trajneri i kombëtares Edi Reja , i pranishëm në konferencën e prezantimit të Silvinjos, u shpreh të jetë tejet i lumtur që ka drejtuar këtë kombëtare dhe largohet me kokën lart.
Jam i emocionuar në këto momente çdo rrugëtim ka një fund, bashkëpunimi që kam pasur me presidentin dhe federatën doja të nënvizoja rezultatet që kemi arritur. Kemi marrë fitore, kanë luajtur 40 lojtarë, kemi qenë afër për të qenë në Botëror, për një pikë dhe do të kishim kaluar. Kohët e fundit për shkak të situatave nuk kemi bërë më të mirën, por skuadrën nuk e gjeta në mënyrën më të mirë. Çdo gjë që kam bërë ka qenë serioze dhe profesionale, dua të falënderoj ndihmësit Bulkun dhe Salihin. Dua të falënderoj të gjithë që mos harroj asnjë, mjekët, fizioterapistin.
Po largohem por po lë mbrapa një pjesë të zemrës time, dua të falënderoj Dukën për mundësinë e dhënë. Dua të falënderoj dhe gazetarët edhe pse disa më kanë vënë në vështirësi, uroj të kem dhënë më të mirën, largohem me kokën lart se kemi krijuar një punë të mirë. Ju falënderoj të gjithëve për mundësinë, jam krenar që isha në krye të kësaj Kombëtare. Unë besoja fort tek Botërori edhe pse se kam deklaruar asnjëherë, arritëm shumë pranë, por uroj që Silvinjo të niset nga këto rezultate. Po le një ekip të fortë, që të jetë gati për eliminatoret. Kemi pasur gjithmonë probleme gjatë Kovid-19, uroj një të ardhme sa më të mirë, dhe Silvinjo më duket i përshtatshëm për ta drejtuar këtë Kombëtare.
Trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare, Silvinjo, sapo firmosi një kontratë 18-mujore, me objektivin e vetëm, arritje në fazën finale të Europianit “Gjermani 2024”.



