Deportimi i mësuesit turk Harun Çelik nga Shqipëria drejt Turqisë ka hapur debatin nëse janë shkelur ose jo të drejtat e njeriut. Edhe ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo thotë se shteti shqiptar nuk është treguar transparent me procedurat për të dhënë arsyet e vërteta të dëbimit të shtetasit turk, i listuar nga ankaraja si mbështetës i Fetullah Gylen.



