Kryetari i Unionit të Agrobiznesit Shqiptar, Enver Ferizaj, thotë se një studim i bërë rreth dhjetë vite më parë arriti në përfundimin se duhen 150 milionë euro në vit, prej tyre 100 milionë për bujqësinë dhe 50 për infrastrukturën e nevojshme për të manovruar brenda fshatit apo komunës për të qarkulluar mjeti.
Në studion e lajmeve të MCN TV, ai tha se vetëm nëpërmjet bujqësisë dhe turizmit ne mund të mbajmë këtë fuqi punëtore që kemi, por se fondi i kërkuar nuk u realizua dhe nga të gjithë buxhetet për bujqësinë dhe nuk merret vesh kush fond është për grante dhe kush fonde jepen nga IPARD.
Ferizaj sqaroi se fondet e IPARD jepen për agro-përpunimin, për serat dhe se duhet të jesh vetë financues 40% që të përfitosh fondet e BE.
Sipas tij, edhe këtë vit buxheti nuk ka të përcaktuar se sa janë fondet dhe për kë janë përcaktuar, duke nënvizuar se fondet duhen ndarë që në janar dhe të përcaktohet se sa jepen për ullirin, pemëtarinë dhe serat, pasi fermerët nuk dinë se ku të aplikojnë dhe ku të marrin fondet.
Në bujqësi financimet që kanë dhënë rezultat te ulliri, pemët frutore, vreshtat, dhi dhe lopë, bimë medicinale etj. Aktualisht këto 100 milionë euro që kemi thënë në studim, të gjitha këto kultura janë prekur, por ka kapacitete bujqësia jonë që në të gjitha këto degë ti thithë fondet.
Por këto fonde janë reduktuar në 2-3 milionë euro dhe nuk dihet ku do të shkojnë. Janë rreth 150 mijë krerë gjedhë të zhdukura, që janë eliminuar.
Duke ikur masivisht rinia në perëndim se nuk e gjejnë veten, kanë humbur shpresën. Duke mos pasur subvencionet, sheshin bagëtitë dhe ikën. Janë eliminuar rreth 1 milion e gjysmë bagëti të imëta.
Përktheji këto në qumësht dhe mish, këto janë arsyet pse kemi rritje çmimesh. Është e dhimbshme kur sheh fermerët që kanë derdhur djersën dhe kanë arritur në prodhimin përfundimtar dhe nuk marrin dot frytin.
Kjo situatë vjen prej mos mbështetjes. Tregu nuk mund të rrisë këto prodhime, për vetë faktin se janë rreth 500 mijë qytetarë që janë larguar në vendet perëndimore vitet e fundit.
Fabrikat e verës nuk i tërheqin këto prodhime se nuk kanë treg shitje. Verat e huaja në të gjithë lokalet i ke. Ato favorizohen krahasuar me prodhimet vendase dhe nëse nuk ka përpunim, prodhuesi nuk ka ku i çon. Ministria e Bujqësisë është në gjumë, më para në Korçë kishte mijëra ton patate që nuk shiteshin.
Shkuam tek tregu ‘Dinamo’ dhe kuptuam se vinin nga jashtë pasi referenca ishte e vogël në dogana. Atëherë shkuam në ministri për të kuptuar ku është defekti në treg.
Përpunimi ka treg, por ne na vjen rrush nga jashtë. Atëherë shko bllokoje rrushin nga jashtë. Një ish-ministër më tha vite më parë se nuk më intereson prodhimi vendor se nuk marrë taksë, ndërsa qeveria merr 300 milionë euro nga të ardhurat në doganë.
Sikur gjysma t’i jepej bujqësisë, nuk do ishim kështu. Po të vazhdohet kështu do të zbrazen fshatrat.
Teksa vendet fqinja janë të etura për punëtorë sezonalë, Ferizaj u ndal tek rasti i Greqisë, për të cilën tha se është vendi i parë në botë që ka numër rrënjë ulliri për frymë me 14-15 rrënjë për frymë.
Ata subvencionojnë të gjitha shërbimet që i duhen ullirit dhe nuk presin kur të vjelësh ullirin, por jepen gjatë kohës.
Në Kosovë ke 80-100 milionë euro grante për bujqësinë që ka sipërfaqe më të vogël. Nëse arrijmë që fermerëve t’iu japim grante falas, nuk ka pse ikën se këtu e ka perëndimin.
Por me imputet bujqësore që janë rritur 3-4 fish, ka humbur shpresa. Janë demoralizuar dhe po hedhin komplet prodhimet.



