Tomorri: Nëse është ndërtuar tec, përveç Sokol Meqemesë duhet të mbajnë përgjegjësi dhe zyrtarët e shtetit. Impianti ka qenë në planin e punës në 2022 (VIDEO)

Tomorri: Nëse është ndërtuar tec, përveç Sokol Meqemesë duhet të mbajnë përgjegjësi dhe zyrtarët e shtetit. Impianti ka qenë në planin e punës në 2022 (VIDEO)

Gazetari Klodian Tomorri tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se nëse është ndërtuar tec nga pronari i “Delvina Gas” Sokol Meqemeja, bashkë me të duhet të ndiqen penalisht  dhe zyrtarët e shtetit të cilët kanë qenë në dijeni. 

Sipas Tomorrit ndërtimi i këtij impianti ka qenë në planin e punës në 2022 dhe se dokumentet janë miratuar nga Albpetrol, AKBN dhe MIE.

Ideja është që pas arrestimeve të policisë, të dy inxhinierëve në vendngjarje, prokuroria i liroi të dy menjëherë në darke. Në arsyetimin e prokurores është thënë nuk është tec por impiant. Impianti për pastrimin e gazit është brenda fushës së koncesionit të kompanisë dhe është në të drejtën e saj dhe ka detyrim ta ndërtojë. Teci është tjetër gjë. Ndërtimi i një teci Kërkon leje të posaçme dhe nëse nuk është marrë është ndërtim pa leje.

Aty ka një strukturë, pavarësisht se vendburimi i naftës është dhënë në konscesion tek një kompani koncesionare në këtë rast “Delvina Gas”. Aty ka një strukturë të përhershme të AlbPetrolit. Kanë  qenë dikur 50 punonjës, punonjës të shtetit që shkojnë çdo ditë më atë vend se në finale pavarësisht koncesionit pronari i vendburimit  është Albpetrol, shteti, kompania shtetërore e prodhimit të naftës. Impianti rezulton të jetë ndërtuar 3 vite më parë. 3 vjet rresht këta punonjës nuk e panë që prit nuk është ndërtuar impiant pastrimi, por termocentral. Këta nuk i njoftuar organet, duke qenë se kanë detyrim ligjor si nëpunës të shtetit.  Si mund të ndërtojë një privat në tokën e shtetit, pa leje duke zaptuar tokën dhe për 3 vjet shteti të mos shohë asgjë. 

Kompanitë koncesion are që shfrytëzojnë burimet energjetike çdo vit miratojnë buxhetet dhe planin e punës. Çdo kompani që ka koncesion bën planin e punës me investimet dhe këtë dokument ja çon Albpetrol , AKBN, edhe MIE-s për miratim. Këto miratohen. Ndërtimi i atij impianti ka qenë në planin e punës në 2022 siç tregojnë dokumentet dhe është firmosur nga zyrtarët e shtetit, Albpetrol, AKBN dhe është miratuar dhe nga MIE. Që këtu është ndërtuar tec, jam dakord të ndiqet pronari i kompanisë, kompania, por nga këta zyrtarët e shtetit nuk ka asnjë përgjegjësi nga këta? 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy