
Miliarderi Elon Musk ka nisur shkurtime të fuqisë punëtore në kompaninë që “Twitter”, duke u kërkuar disa menaxherëve të hartojnë një listë të punonjësve që mund të hiqen.
Lajmin e raporton “The New York Time” duke cituar disa burime, sipas të cilave reduktimet do të hyjnë në fuqi para datës 1 nëntor, datë në të cilën punonjësit duhet të marrin shpërblimet e tyre në aksione si pjesë e kompensimit të tyre.
Heqja e tyre përpara afatit do t'i mundësonte Musk-ut të shmangte pagesën që është rënë dakord.



