
Avokati Alban Duraj tregoi në studion e emisionit "MCN Economy" tarifat që duhet të paguajnë qytetarët për çeljen e proceseve të ndryshme gjyqësore në vendin tonë.
Duke vijuar më tej, Duraj tha se ka një udhëzim të vitit 2005 ku përcaktohen tarifat dysheme me të cilat duhet të paguhet një avokat për çështje të caktuara që ai merr përsipër duke shtuar se ky profesion është një shërbim që operon në treg të lirë.
Sa i përket gjyqësor, varet nga objekti për të cilin i drejtohemi gjykatës. Për çështjet që janë me palë, duke nisur që nga një marrëdhënie pune, apo për paditë që kanë të bëjnë për zgjidhjen e martesës, janë padi që nuk kanë ndonjë tarifë ekstra, por kanë një pagesë 3 mijë lekë të reja. Duke shtuar dhe kostot që kanë të bëjnë me procedurat e njoftimit të palëve, varet se sa palë janë.
Ka kërkesa që me 200 lekë të reja ku secila nga palët i drejtohet gjykatës, kur kemi të bëjmë me një kërkesë për vërtetimin e një fakti juridik, me kërkesë për zgjidhjen e martesës me mirëkuptim apo me kërkesa të tjera që p.sh. ka të bëjë me përcaktimin e kufijve.
Sa i përket padive që kanë një vlerë të caktuar, kryesisht këto janë padi që kanë të bëjnë me kthimin e shumës, padi që e kalojmë shifrën mbi 300 mijë lekë, aplikohet një taksë për 1% të vlerës së kërkuar.
Për pagesa lidhur me avokatët, ne kemi një udhëzim të vitit 2005, aty janë tarifat minimale, apo dysheme që aplikohen.
Nuk i kemi çmimet e fiksuara siç i kanë noterët, apo përmbaruesit gjyqësor privat. Është një shërbim në treg të lirë.
Unë do i mëshoj faktit që profesioni i avokatit duhet parë nga institucionet e administratës si i rëndësishëm, qoftë kur i drejtohemi me një kërkesë të thjeshtë dhe nuk duhet të bëhen pengesë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve administrative.



