Zululand: Nano transmeton dokumentarin e bërë nga Christopher Hitchens, një kritikë e fortë që i bëhet Nënë Terezës

Zululand: Nano transmeton dokumentarin e bërë nga Christopher Hitchens, një kritikë e fortë që i bëhet Nënë Terezës

Në Zululandin e sotëm Nano zgjodhi të transmetonte një dokumentar kontrovers, të bërë shumë vite më parë nga një intelektual i njohur perëndimor që sot nuk jeton, Christopher Hitchens. Ky i fundit është një nga kritikët më të mëdhenj të Nënë Terezës.

Nano tha në fillim të programit të vet, se këtë dokumentar po e transmetonte, ngaqë ishte dakord me një pjesë kritikash që i bëhen Nënë Terezës, siç është ajo lidhur me takimet që kjo ka bërë me një numër diktatorësh të botës, apo me rolin politik që ajo ka luajur. Por edhe ngaqë, sipas Nanos, ne "duhet të njihemi me anën tjetër të medaljes", duhet të dimë se ç'mendojnë të tjerët për një person të ngritur në nivelin e ikonës a simbolit. Nano tha se e mira e këtij dokumentari është që "e ul Nënë Terezën në tokë, ku e ka pasur vendin e ku duhet ta ketë. Le t'i themi gjërat ashtu si janë. Ajo nuk ishte një e dërguar e Zotit në tokë. Ajo nuk ka komunikuar me Qiellin në asnjë prej mënyrave të përfytyrueshme. Ajo ishte një njeri si të gjithë. Jetoi në një mënyrë të veçantë, sakrifikoi jetën e vet, e sigurtë se po bënte diçka që do t'i vlente njerëzimit këtu poshtë e që do të shpërblehej prej Zotit atje sipër, por ajo ishte dhe mbetet humane, humane nga thonjtë e këmbëve deri te fijet e flokëve."

Dhe ta ulësh në tokë, nuk do të thotë ta deningrosh atë, sepse ajo, sidoqë të jetë, mbetet gjithsesi një nga figurat më të mëdha të historisë botërore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy