Dhoma e Tregtisë së Shqipërisë dhe ajo e Turqisë nënshkruan një memorandum, për të zbutur defiçitin e ndjeshëm tregtar mes dy vendeve. Vlera e eksporteve me këtë shtet shkon në 50 milionë euro, ndërsa ajo e importeve 850 milion. Po ashtu ky memorandum do të ndihmojë edhe në rritjen e numrit të investitorëve turq në vendin tonë.



