Rikthimi i pyjeve mund të largojë dy të tretat e karbonit në atmosferë

Rikthimi i pyjeve mund të largojë dy të tretat e karbonit në atmosferë

Rikthimi i pyjeve të humbura në botë mund të heqë dy të tretat e të gjithë karbonit që është në atmosferë për shkak të aktivitetit njerëzor e që po e ngroh planetin, sipas një studimi të ri.

Që nga revolucioni industrial, njerëzit kanë shtuar rreth 300 miliardë tonë karbon shtesë në atmosferë - kryesisht përmes djegies së lëndëve djegëse çka po e ngroh planetin në nivele të rrezikshme. Por pemët natyrisht heqin karbonin nga atmosfera, duke e ruajtur atë mbi dhe nën tokë.

Një studim i ri, i kryer nga studiuesit në Universitetin Zviceran ETH Cyrih dhe i botuar të enjten në revistën “Science”, ka llogaritur se rikthimi i pyjeve të degraduara në të gjithë botën mund të kapë rreth 205 miliardë tonë karboni në total. Emetimet globale të karbonit aktualisht janë rreth 10 miliardë tonë në vit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy