
Përveç dhunës fizike, vogëlushja 5-vjeçare nga Kamza është abuzuar edhe seksualisht. Burime pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore i thanë MCN TV se gjatë ekspertizës së kryer në trupin e vogëlushes janë konstatuar edhe lëndime si pasojë e një akti seksual.
Aktualisht vogëlushja ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje stabël. Ajo u dërgua në spital nga familjarët, pas dhunës së ushtruar mbi të nga i ati, 27-vjeçari Rajmond Kunova.
Mësohet se gjatë kohës kur vajza është abuzuar, nëna e saj ndodhej në punë. Nëna e vajzës mohon që vajza të jetë abuzuar seksualisht. Ajo proanon se babai mund të ketë ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës dhe mund ta ketë qëlluar ndonjëherë.
Burime në zonë i thanë MCN TV se çifti konfliktohej shpesh herë me njëri-tjetrin, ndërsa Rajmond Kunova kishte dy muaj që ishte rikthyer në shtëpi, pas ndarjes nga bashkëshortja, ndërsa punonte si lavazhier në Bathore.



