‘Lufta për etimologjinë dhe albanologjinë’/ Dalipaj: Gjuhëtarët tanë i kanë falur serbishtes rreth 1 mijë fjalë të shqipes

‘Lufta për etimologjinë dhe albanologjinë’/ Dalipaj: Gjuhëtarët tanë i kanë falur serbishtes rreth 1 mijë fjalë të shqipes

Etimologu Agron Dalipaj, së fundi ka intensifikuar ‘luftën’ e tij mes intelektualëve dhe “turboalbanologëve” për faktin se si qëndron çështja për etimologjinë shqipe.

Në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Dalipaj, thotë se lufta për etimologjinë në është edhe luftë për albanologjinë.

Lufta për etimologjinë në fakt është edhe luftë për albanologjinë.

Ne shposh na kanë thënë s ene shqiptarët kanë një gjuhë të re, shkrimi jonë datohet shumë vonë, na quajnë një popull ndonjëherë edhe pa histori, por të vërtetat janë krejt ndryshe.

Etimologjia është në fakt arkeologjia e gjuhës. Dhe duke u marrë me etimologji ne shikojmë se ato fjalë që ne na quajnë të huaja, të marrë nga latinishtja, nga greqishtja, nga gjuhë të tjera, në analizë të fundit, dalin e janë fjalë të shqipes që i kanë marrë këto gjuhë.

Etimologu Agron Dalipaj, sjelle fakte se si disa fjalë e kanë origjinën nga shqipja, teksa vetë gjuhëtarët tanë kanë bërë shkombëtarizimin e  shqipes gati fjalë për fjalë për ta quajtur të huaj.

Është një kontekst i madh i fjalëve, në fjalorët etimologjike të këtyre vendeve. Gjuhëtarët janë shumë serioz dhe ata nuk japin orgjinë të fjalës, ata thonë se kjo fjalë është më burim të errët, etimologjisht e paqartë ose me përudhje prej-indoevropiane.

Vetëm gjuhëtarët tanë thonë se kjo fjalë e shqipes vjen nga latinishtja dhe kur merr një fjalë na fjalorin etimologjik të latinishtes dhe shikon origjinën e fjalës ata thonë se është fjalë me burim të erret, e paqartë ose prej gjuhëve indoevropiane. Kështu gjuhëtarët tanë, kanë bërë shkombëtarizimin e  shqipes gati fjalë për fjalë për ta quajtur të huaj.

Konkretisht psh, merr fjalën ‘magnet’ është një material i cili ngjit metalet dhe fjala ‘magnet’, tanët thonë vjen nga latinishtja. Gjuhëtarët italian thonë se është ë burimet erret, dhe mjafton ta bëjmë ‘g’- ‘gj’ dhe del ‘ma- n-gje-në-të”, ‘ma ngjit’ pra është kaq e thjeshtë. Shqipja në analizë të fundit e zbërthen fjalën dhe e kthen në fjali.

Por ajo që sjell dyshime se çfarë kanë bërë akademikët tanë, sipas Dalipaj, është fakti se ata mbrojnë tezën e serbëve se shqiptarët nuk kanë gjuhë të tyre.

Më tej ai akuzon se gjuhëtarët tanë i kanë falur serbishtes rreth 1 mijë fjalë të shqipes.

Por ajo që ndodh tani ku debati i fortë që është se albanologjia zyrtare e cila ka mbrojtur tezën se shqipja është gjuha më e re indoevropiane, bile akademikët tanë dolën dhe deklaruan pasi revista gjermane “Sains” pasi tha se gjuha shqipe është gjuhë e folur 6 mijë vjet pa ndërprerje, dhe gjermanet e nxorën shqipen si gjuhë të parë të shkëputur nga origjina e gjuhëve, 8300 vjet e vjetër, dhe pas kësaj dalin akademikët shqiptar dhe thonë që gjuha shqipe është 1500 vjeç e vjetër dhe jo 6, mije ose 8 mijë.

Sepse këto janë teza serbe se shqiptarët nuk kanë gjuhë të tyre, janë ardhacakët në trojet e sotme, dhe kështu gjuhëtarët tanë i kanë falur serbishtes rreth 1 mijë fjalë të shqipes për ti quajtur shqiptarët se janë të ardhur dhe i kanë gjetur serbët këtu dhe se popullsia ardhëse merr nga ata.

Dhe kështu e kanë nxjerr shqipen si 93 % të huazuar dhe kjo ka qenë një direktive ideologjike e Beogradit që vetë akademikët shqiptarë të pranojnë se populli i tyre nuk ka një gjuhë të tyre, gjuha e tyre është e përzier dhe me më shumë huazime në botën e gjuhëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy