Atentati në Berat, dyshohet për konflikte mbi prishjen e pazareve të drogës në Greqi

Atentati në Berat, dyshohet për konflikte mbi prishjen e pazareve të drogës në Greqi

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin e ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Beratit, ku u qëllua me armë zjarri drejt dy personave në lagjen “Donika Kastrioti”. Sipas burimeve, shënjestrat e sulmit ishin Antonio Merkaj dhe Apostol Dhëmbi, të cilët janë të njohur si miq mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti, ku një automjet tip Ford i zi ka qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të tyre. Merkaj dhe Dhëmbi janë larguar me vrap drejt spitalit, ndërsa automjeti i autorëve i ka ndjekur nga pas duke vijuar të qëllojë. Gjatë ndjekjes, dy të shënjestruarit arritën të fshiheshin brenda lagjes, ndërkohë që autorët u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka pasur të plagosur. Policia ka identifikuar autorët e dyshuar si dy vëllezërit Fatjon dhe Marko Maloku, banorë të lagjes “Donika Kastrioti”.

Sipas burimeve për MCN, konflikti mes dy grupeve ka lindur në Greqi dhe lidhet me prishjen e pazareve të drogës. Aktualisht, policia ka nisur operacionet për kapjen e të dyshuarve dhe po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy