
Serbia kthen shërbimin ushtarak me detyrim. Lajmi u konfirmua ditën e sotme nga ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, raporton gazeta serbe Kurir.
Sot Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Serbisë dhe Ministria e Mbrojtjes do të nisin zyrtarisht një nismë me Presidentin dhe komandantin e përgjithshëm për anulimin e vendimit për pezullimin e shërbimit ushtarak, pra për riaktivizimin e ligjit i cili përcakton shërbimin e detyrueshëm ushtarak.
Ai shtoi se një shërbim ushtarak i detyrueshëm do të zgjasë deri në katër muaj, por mund të jetë edhe më pak, në varësi të trajnimit që do të nevojitet.
Nga ana tjetër ministri sqaroi se Serbia nuk po përgatitet për ndonjë konflikt apo luftë, por se ushtria është garantuese e paqes dhe stabilitetit të vendit.
I pyetur se kur mund të fillojë, Vuçeviç tha se diçka e tillë duhet shqyrtohet nëse do të jetë në vitin 2025, 2026 dhe se më parë duhet të sigurohet infrastruktura për të pritur rekrutët.



