35 mijë të vdekur në Gaza/ Blinken ripërsërit: Jemi kundër operacionit në Rafah

35 mijë të vdekur në Gaza/ Blinken ripërsërit: Jemi kundër operacionit në Rafah

Numri i të vdekurve palestinezë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori ka tejkaluar 35,000. Shifrat janë publikuar nga Hamasi.

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken i përsëriti ministrit izraelit të mbrojtjes Yoav Gallant kundërshtimin e SHBA për një ofensivë tokësore ushtarake në Rafah.

Në një bisedë telefonike, Blinken theksoi nevojën urgjente për të mbrojtur civilët dhe punonjësit humanitarë në Gaza.

Siç thuhet në një shënim nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Blinken i kërkoi gjithashtu Gallantit të sigurojë që ndihma të mund të hyjë në Gaza dhe të inkurajojë shpërndarjen e saj brenda Gazës ndërsa Izraeli synon objektivat e Hamasit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy