Ish-kryeministrit italian i vjedhin shtëpinë, Prodi: Më morën kujtimet e një jete

Ish-kryeministrit italian i vjedhin shtëpinë, Prodi: Më morën kujtimet e një jete

Shtëpia e ish-kryeministrit Romano Prodi ka rënë pre e hajdutëve. Duke përfituar nga fakti që Prodi dhe bashkëshortja e tij ndodheshin në Romë, për të marrë pjesë në një meshë, hajdutët janë hyrë në shtëpinë e tij në Bolonja dhe kanë marrë prej aty sende me vlerë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës. Policia thotë se vjedhja ka të gjitha karakteristikat e një vjedhjeje të zakonshme banese.

“Na kanë marrë kujtimet e një jete, të gruas time dhe të miat, bizhuteri të trashëguara nga prindërit, të gjitha medaljet, 38 certifikata vlerësimi, diploma dhe tituj të tjerë. Pra të gjitha kujtimet e jetës time politike dhe personale”, ka thënë Prodi në një prononcim për TRC.

Ish-kryeministri i Italisë është shprehur se nuk ka gjetur shenja thyerjeje në derën e shtëpisë. Por kur ka hyrë brenda ka gjetur të boshatisura të gjithë kutitë dhe sirtaret ku mbante dokumente.

“Kanë marrë gjithçka. Jo shumë gjëra me vlerë materiale: një orë të bashkëshortes dhe një timen. Por nuk është ky problemi. Na kanë marrë kujtimet e një jete”, është shprehur Prodi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy