Dalin pamjet e ngjarjes së rëndë që tronditi Tiranën pasditen e 20 shkurtit, ku 31-vjeçari Egli Pashollari u vra me thikë në rrugën “Kongresi i Lushnjes”.
Sipas pamjeve, i dyshuari Gazment Buçpapaj e sulmon viktimën në momentin që ai zbret nga automjeti i tij tip “BMW Seria 7”, me ngjyrë të bardhë. Plagët e marra rezultuan fatale për të riun.
Në vendngjarje ndodheshin edhe partnerja e autorit të dyshuar si dhe një person tjetër. Ngjarja ndodhi në një zonë të frekuentuar të kryeqytetit, duke shkaktuar panik te kalimtarët dhe banorët.
Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të krimit, ndërsa deri tani nuk janë bërë publike detaje të tjera mbi konfliktin që dyshohet se çoi në përplasjen fatale.



