
Përmes operacioni policor të koduar “Bad spin 2”, janë identifikuar subjekte si dhe shtetas, që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambienteve për organizimin e lotarive të palejuara (baste sportive online), në zona të ndryshme të Tiranës.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 6 personave të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Por për gazetarin Xhevahir Zhabina, i ftuar në “MCN live”, aksioni i policisë nuk ka shkuar te kokat kryesore të aktiviteteve kriminale por te peshqit e vegjël.
Ka një lloj goditje të këtij fenomeni, tre ditët e fundit në Tiranë janë zhvilluar dy operacione ë ka pasur disa të arrestuar.
Nga informacioni që arrita të marrë nga Prokuroria e Tiranës, ky operacion ka pasur fokus personazhe jo fort të rëndësishëm të këtij lloj aktiviteti, që nuk janë ata që drejtojnë këtë. Nuk kanë shkuar deri te koka, janë personazhe që kanë pasur në telefoninë tyre një llogari që vinin baste për përsosna të ndryshme por nuk janë ata drejtuesit e kësaj paligjshmërie.
Kurse në Gjirokastër, gjithë ky aktivitete behej ne dijeni të drejtuesve të policisë nga kjo paligjshmëri ata përfitonin mjete të konsiderueshme parash.
Kemi një ligj te miratuar të basteve sportive por nuk aplikohet, dhe kjo bën që aktivitetet ilegale të basteve sportive të intensifikohen më shumë.



