Konferenca në Hagë/ Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve më 3 prill

Konferenca në Hagë/ Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve më 3 prill

Më 3 prill, në Gjykatën Speciale në Hagë do të fillojë gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo është konfirmuar sot në konferencën mbi ecurinë e çështjes, të mbajtur në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Ky proces gjyqësor do të fillojë të hënën në orën 09:00 me deklaratat hyrëse ndërsa paraqitja e provave do të fillojë një javë më vonë.

Në konferencë është bërë e ditur se deklarata hapëse e Zyrës së Prokurorit të Specializuar do të zgjasë deri në pesë orë.

Ndërsa, mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi do t’i ketë tri orë për fjalën e saj hyrëse, ekipi i Kadri Veselit 45 minuta, mbrojtja e Rexhep Selimit një orë, ndërsa ajo e Krasniqit një orë e gjysmë.

Dy javë para fillimit të gjykimit kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, trupi gjykues ka kërkuar edhe njëherë nga palët që të reduktojnë kohën e paraparë për paraqitjen e provave. Deri tani, prokuroria ka njoftuar se do t’i ketë 312 dëshmitarë dhe sipas trupit gjykues del se do të duhen gjashtë vjet e gjysmë për t’i përfunduar ata.

Kryetari i turpit gjykues, Charles L. Smith ka thënë se kjo periudhë është e tepërt.

L Smith ka kërkuar nga palët të respektojnë kohën, derisa ka theksuar se mbrojtësit duhet të përqendrohen në çështje që lidhen me akuzat dhe të njëjtit të shmangin deklaratat të natyrës politike.

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi po akuzohen me pretendimin për krime lufte dhe të njëjtit po qëndrojnë në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.

Në paraqitjet e tyre para gjykatësit e procedurës paraprake ata janë deklaruar të pafajshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy