Aksident tek Rruga e Kavajës, plagosen dy persona

Aksident tek Rruga e Kavajës, plagosen dy persona

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kavajës, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Sipas burimeve të policisë, 21-vjeçari L. B., ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me disa mjete të tjera që ishin të parkuara.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar uniformat blu dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.04.2021, rreth orës 20:35, në rrugën e “Kavajës”, shtetasi L. B., 21 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është  përplasur me disa mjete të parkuara aty në afërsi. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet shtetasja A. A., 19 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy