Shantazh në emër të funksionarëve shtetërorë për të marrë para, policia thirrje për kujdes pronarëve të bizneseve

Shantazh në emër të funksionarëve shtetërorë për të marrë para, policia thirrje për kujdes pronarëve të bizneseve

Policia e Shtetit thotë se bazuar në inteligjencën policore, ka intensifikuar punën që nëpërmjet strukturave të specializuara, të parandalojë raste të shantazhimit për dhënie pasurie.   

Nisur nga raste të evidentuara dhe të goditura kohët e fundit, në bashkëpunim me Prokurorinë, si dhe duke marrë shkas nga disa kallëzime të reja në strukturat e Policisë së Shtetit, nga pronarë apo administratorë biznesesh, të cilët kanë deklaruar se janë shantazhuar nga shtetas të paidentifikuar, në emër të funksionarëve publikë dhe shtetërorë, për të dhënë shuma parash për llogari të tyre.

Policia e Shtetit apelon edhe të gjithë operatorët ekonomikë që:  

Të tregohen vigjilentë ndaj rasteve të tilla të mashtrimit dhe të denoncojnë menjëherë pranë strukturave të Policisë së Shtetit, vendore apo qendrore, çdo rast të dyshuar ose nëse janë viktima të kësaj veprimtarie kriminale.

Theksojmë se individët apo grupet, për realizimin e qëllimit të tyre, po përdorin aplikacione të ndryshme telefonike për të komunikuar me operatorë ekonomikë, duke iu kërkuar donacione në emër të funksionarëve publik apo shtetërorë.

Prandaj, cilido që konstaton të tilla komunikime apo ka rënë pre e tyre, të denoncojë menjëherë.

Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht dhe i ka të gjitha kapacitetet e nevojshme për të parandaluar dhe goditur në kohë, veprimtarinë kriminale, në cilëndo fushë që ajo shfaqet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy