Shpërdorim detyre, arrestohen tre punonjës të OSHEE në Tiranë

Shpërdorim detyre, arrestohen tre punonjës të OSHEE në Tiranë

Policia e Tiranës ka bërë të ditur se në kuadër të operacionit policor të koduar “VIJIMI”, janë vënë  në pranga gjashtë shtetas, tre prej tyre punonjës të OSHEE-së, si dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë për veprat penale në fushën e kultivimit dhe shitjes së narkotikëve.

Si rezultat janë arrestuar në flagrancë, M. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike kryer në bashkëpunim” dhe “Trafikimi i armëve dhe municioneve”, B. B., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhje e energjisë elektrike kryer në bashkëpunim” dhe “Ndërtim i paligjshëm” dhe  E. M., 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale  “Moskallëzimi i krimit”.

Gjithashtu janë ndaluar shtetasit,  E. D., 43 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë shef grupi Operativ OSHEE,  A. Sh., 41 vjeç, banues në Tiranë me detyrë Shef grupi Operativ OSHEE,  P. D., 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë  Shef Ekipi Operativ OSHEE. Të tre të dyshuar për veprën penale  “Shpërdorimi i detyrës”.

Në kërkim policor u shpallën shtetasit,  E. K., 32 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe  H.K., 65 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Gjatë kontrollit të kryer në një ambient bodrum, në pjesën e pasme të ndërtesës së pallatit ku ndodheshin apartamentet e shtetasve të lartpërmendur, u konstatua një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila nëpërmjet një kabulli kalonte në drejtim të banesës ku banonin shtetasit M. K., dhe B. B.

Sipas autoriteteve, këta shtetas kanë bashkëpunuar në vjedhjen e energjisë elektrike me shtetasin E.K.,dhe H.K., ndërsa shtetasi E. M., ka pasur dijeni mbi vjedhjen e  energjisë elektrike dhe nuk e ka kallëzuar në organet ligjzbatuese.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy