
Policia e Selenicës ka shpallur në kërkim një 47-vjeçar me iniciale D.M pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me një mjet prerës (thikë) dy shtetase, në fshatin Peshkëpi, Vlorë.
Në njoftimin e policisë thuhet: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin D. M., 47 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me një mjet prerës (thikë) dy shtetase, në fshatin Peshkëpi, Vlorë.



