
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e shënuar pasditen e djeshme në Shkodër, ku një person qëlloi në drejtim të një grupi fëmijësh.
Ngjarja që për fat të mirë nuk ka pasur viktima dhe të lënduar ka ndodhur më qendër të Shkodrës në afërsi të Shkollës 28 Nëntori.
Personi që qëlloi drejt fëmijëve është Agron Mahmuti (Mehmeti) 49 vjeç i cili është vetëdorëzuar në polici.
Mësohet se 49-vjeçari kishte pasur një konflikt me një 13-vjeçarit dhe pikërisht fëmija ka qenë edhe shënjestra e autorit.
Kur 49 vjeçari ka shkuar të sqarohet më fëmijët të moshës 13 vjeçare të cilët një ditë më parë janë konfliktuar me të birin bashkëmoshatar të tij. 49 vjeçari ka nxjerr armën dhe ka goditur një fëmijë me qytën e pistoletës dhe më pas ka qëlluar më drejtim të tyre. Për fat plumbi nuk ka kapur asnjë nga fëmijët ndërsa ka goditur verandën e një lokali aty pranë.



