
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e së premtes, ku një sasi eksplozivi ka shpërthyer në makinën e noteres Rezarta Koçi. Ngjarja ndodhi në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, ndërsa burime nga grupi hetimor bëjnëë të ditur se shkak dyshohet se janë konfliktet që Koçi ka patur më herët. Nga hetimet e kryera, rezulton që ndaj noteres Koçi janë kryer katër kallëzime për vepra të ndryshme penale si: shpërdorim detyre, mashtrim, fshehje të ardhurash dhe mospagim i taksave dhe tatimeve.
Sipas 4 kallëzuesve, noterja u ka përvetësuar atyre shuma të konsiderueshme parash. Nisur nga këto kallëzime të kryera në korrik në 2019 dhe gjatë muajve maj qershor dhe shtator të këtij viti hetuesit dyshojnë se konfliktet e noteres janë shkaku i tritolvënies.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes në zonën e Komunës së Parisit. Mjeti “Range Rover” ishte i parkuar, ndërsa lënda plasëse ishte i vendosur në pjesën e përparme të saj.



