Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Lin, në zonën e quajtur Guri i Kuq.

Dy automjete të cilat po udhëtonin në drejtim të kundërt, janë përplasur me njëra tjetrën, duke përfshirë edhe një të tretë.

Nga informacionet paraprake, mësohet se kanë mbetur të lënduar 2 persona, çift bashkëshortësh që po udhëtonin në njërin prej mjeteve.

Ata janë dërguar me ambulancë drejt spitalit të Pogradecit, ku raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet policia e cila po bën zbardhjen e plotë të rrethanave, pasi dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve.