Kapen me kanabis, iu vihen në pranga dy personave në Vlorë

Kapen me kanabis, iu vihen në pranga dy personave në Vlorë

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Vlorës, të kapur me lëndë narkotike kanabis sativa.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se disa shtetas shpërndanin lëndë narkotike në sasi të vogla, në zona të ndryshme të Vlorës, kanë organizuar punën me qëllim kapjen e tyre.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasit F. H., 21 vjeç dhe M. L., 26 vjeç, të dy banues në Vlorë

Gjatë kontrolleve fizike ndaj këtyre shtetasve, në vende të ndryshme, shërbimet e policisë iu kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike, të llojit kanabis sativa, të ndara në doza dhe dy aparate celulare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy