OFL u dërgon formularin pesë të dënuarve, mes tyre dy gra të akuzuara për pjesëmarrje në grup terrorist

OFL u dërgon formularin pesë të dënuarve, mes tyre dy gra të akuzuara për pjesëmarrje në grup terrorist

OFL u ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë pesë të dënuarve në Krujë dhe Divjakë.

Mes pesë të dënuarve janë edhe dy gra të akuzuara për pjesëmarrje në grup terrorist.

Në ‘grepin’ e OFL janë Bledar Çoraj, Donika dhe Arta Çoku, Baki Çoku, Aldo Kobuzi.

Bledar Çoraj., banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Donika Çoku., banuese në Divjakë, e shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi është dënuar nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup terrorist”, parashikuar nga Kodi Penal italian;

Arta Çoku., banuese në Divjakë, e dënuar nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup terrorist”, parashikuar nga Kodi Penal italian;

Baki Çoku,, banues në Divjakë, i dënuar nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup terrorist”, parashikuar nga Kodi Penal italian;

Aldo Kobuzi, banues në Divjakë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi është dënuar nga Gjykata e Milanos, për veprën penale “Pjesëmarrje në grup terrorist”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy