Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet 27-vjeçari

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet 27-vjeçari

Një 27-vjeçar me inicialet M.Xh., u shpallur në kërkim për “vrasje me dashje” e mbetur në tentativë ka përfunduar në prangat e policisë në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Mësohet se shtetasi në fjalë është konfliktuar me tre persona të tjerë te rrethrrotullimi i Saukut, ku kanë mbetur të lënduar dy prej tyre. I arrestuari ishte shpallur në kërkim edhe për veprën penale "Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje e armëve të ftohta".

 

NJOFTIM

Gjirokastër

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. 

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale "Vrasja me dashje" e mbetur në tentativë dhe "Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje e armëve të ftohta".

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja, në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë të mundur kapjen e shtetasit M. Xh., 27 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprat penale "Vrasja me dashje" e mbetur në tentativë dhe "Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje e armëve të ftohta".

Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Komisariati Nr. 1 Tiranë, pasi në datën 27.03.2022, në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, Tiranë, së bashku me 3 shtetas të tjerë (të arrestuar më parë) janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe si pasojë janë dëmtuar me mjete të forta dy prej këtyre shtetasve.   

Pas shenjës për ndalim nga shërbimet e Policisë, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në dy pikat e kontrollit, shtetasi M. Xh. nuk e ka ndaluar automjetin e tij dhe është larguar me shpejtësi.   

Menjëherë i janë vënë në ndjekje shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, të cilat pas disa minutash bënë të mundur kapjen e tij.   

Shtetasit M. Xh. iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit Nr. 1 Tiranë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy