Mashtronte me punësimet jashtë vendit, Krimi Ekonomik arreston 31-vjeçaren në Tiranë

Mashtronte me punësimet jashtë vendit, Krimi Ekonomik arreston 31-vjeçaren në Tiranë

Një 31-vjeçare është arrestuar nga seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Tiranës. Sipas policisë, në pranga është vënë shtetasjaVerjana Gega me urdhër të Prokurorisë së Tiranës. Ndaj 31-vjeçares ishin depozituar të paktën 40 kallëzime nga persona të ndryshëm, mes të cilëve edhe familjarë të së resë.

Gega u ka marrë atyre shuma të mëdha parash duke i mashtruar me viza dhe punësime jashtë territorit shqiptar. Qytetarët e mashtruar janë kryesisht mes Tiranës dhe Elbasanit.

Rasti i fundit kur ajo është denoncuar për mashtrim është bërë nga një shtetas kosovar i cili i kishte dhënë asaj shumën prej 16 mijë eurosh për ta pajisur me pasaportë shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy